logo logo

Departamenti për Punësim

DEPARTAMENTI PËR PUNËSIM DHE PËR AVANCIM TË KUADROVE
(CAREER CENTER)

Departamenti për Punësim dhe për Avancim të Kuadrove punon kryesisht me qëllim të krijimit të qasjes së studentëve te punëdhënësit potencialë. Veç të tjerash, Departamenti ofron këto shërbime:

  • Hulumtimi për përgatitjen profesionale të studentëve – Në këtë aspekt, nga Departamenti për Punësim është përpiluar një pyetësor me mbi 13 pyetje, me qëllim të identifikimit të fushës së karrierës të cilën e preferojnë studentët. Pyetësori është realizuar me shumicën e studentëve të Kolegjit Universitar “Victory”. Nga ky pyetësor janë nxjerrë statistika të vlefshme për funksionimin e departamentit tonë.
  • Tabela për mundësi punësimi – Ekziston tabela për mundësi punësimi (Bulletin Board), në të cilën, për studentët, paraqiten shpalljet për vende të lira të punës. Tabela freskohet çdo javë dhe në të paraqiten minimalisht 5 vende të lira pune. Hulumtohen konkurset për punë në shtypin ditor dhe në faqet e internetit, të cilat vende pune u dërgohen studentëve, po ashtu me e-mail.
  • Trajnim për përpilimin e CV-së – Për të qenë sa më profesionalë gjatë paraqitjes te punëdhënësit potencialë, ne u mbajmë trajnime studentëve për mënyrën e përpilimit të CV-së profesionale. Trajnimi zgjat dy javë dhe është i hapur për të gjithë studentët.
  • Trajnime për paraqitje profesionale në intervista punësimi – Këto ligjërata janë të hapura për të gjithë studentët, varësisht nga nevoja e tyre. Për këto ligjërata, studenti duhet të lajmërohet paraprakisht.
  • Marrëveshje me punëdhënësit potencialë – Departamenti për Punësim punon në krijimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kolegjit tonë dhe punëdhënësve potencialë. Kolegji ka nënshkruar marrëveshje të tilla me disa punëdhënës shumë prestigjiozë në vend, përfshirë bankat, zyrat diplomatike, si dhe kompanitë e suksesshme.

 

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Publikime

Orari i provimeve Afati i Shkurtit - Bachelor 2014


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi dhe Menaxhment

Semestri I

Semestri III

Semestri V

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri I

Semestri III

Semestri V

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese